Keni probleme për të parë këtë email ? Shtypni këtu për ta lexuar në rrjet.
Programi Ecovolis Vullnetar!
Përfshihu edhe ti në skuadrën e punës Ecovolis!

Të pëlqen biçikleta? E dashuron qytetin tënd? Je gati të ndihmosh në fillimin e revolucionit Ecovolis?
Për të arritur misionin e tij, Ecovolis ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve që mbështesin përdorimin e biçikletës në qytetin tonë. Nëse jeni një person që keni dëshirë të shkoni në punë apo në shkollë me biçikletë, një i apasionuar pas biçikletës apo një individ që kërkon të jetë proaktiv në promovimin e një mënyre jetese të gjelbër dhe të shëndetshme, bashkohu me skuadrën Ecovolis për të bërë realitet ëndrrën e gjelbërt.

Ecovolis është inisiativa jonë e përbashkët për një jetë më të shëndetshme dhe qytet më të pastër, e cila mund të bëhet realitet vetëm nga përkushtimi dhe kontributi i secilit prej nesh.

Çdonjëri nga ne ka aftësitë dhe njohuritë që mund të vihen në shërbim të kauzës për transportin e gjelbërt, duke iu bashkuar grupeve të punës Ecovolis! Ti mund të japësh kontributin tënd sipas kohës, dëshirës dhe aftësive! Bëj Ecovolis kauzën tënde!


Ecovolis - Marrëdhënie me Publikun, (PR)
Skuadra që do të merret me përgatitjen e shkrimeve për gazeta, revista dhe faqe interneti; letrat që do t'i dërgohen sponsorve, përgatitjen e buletinit, përgatitjen e imazhit gjatë organizimit të eventeve..



Ecovolis Event
Skuadra që do të merret me organizimin e eventeve, duke nisur që nga dita e lançimit, organizimin e aktiviteteve sociale, udhëtimeve me biçikletë apo fushata për promovimin e përdorimit të biçikletës. Skuadra do të merret me përcaktimin e vendit, pjesëmarrësit, programi dhe detaje të tjera për organizimin e eventit.

Ecovolis IT & Web design
Skuadra që do të merret me mirëmbajtjen e faqeve të internetit, dizenjimin & dërgimin e buletinit, dizenjimin e posterave, fletëpalosjeve, katalogjeve dhe broshurave të ndryshme.



Ecovolis Biznes
Skuadra që do të merret me shërbimin e stacioneve, anëtarësimet Ecovolis, mbledhjen e pagesave, shitjen e produkteve dhe aksesorëve në dyqanit Eco Bicycle Shop.



Ecovolis Partnership
Skuadra që do të merret me komunikimin me palë të treta, përfshirë institucionet publike dhe kompanitë e biznesit. Nëse jeni një person me energji pozitive, keni aftësi shumë të mira negociuese dhe bindëse, jepni kontributin tuaj duke u bërë pjesë e skuadrës Ecovolis Partnership. Skuadra do të merret me lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me palët e treta ne nivel kombëtar dhe rajonal,me qëllim ngritjen e fondeve dhe krijimin e rrjetit Ecovolis në të gjithë qytetin.

Ecovolis Teknik
Skuadra që do të merret me aspektin teknik të biçikletave, vendosjen e stacioneve të biçikletave, realizimin e kurseve për biçikletat si dhe me aspekte të tjera teknike.


Aplikoni tani për të qënë vullnetar në skuadrën Ecovolis. Plotësoni aplikimin duke klikuar në linkun Ecovolis Vullnetar ose dërgoni një email në adresën e postës elektronike: vullnetar@ecovolis.com



Vullnetarët Ecovolis në Aksion


Vullnetarë duke riparuar biçikletat

  Alma duke plotësuar kartat Ecovolis

  Valjoni & Vini duke sistemuar biçikletën

Ili duke i mësuar Klodit biçikletën

  Alma, Lina & Jola në anëtarësimet Ecovolis

  Blendi duke ndihmuar në ditën pa makina

   
Afrimi duke rregulluar kamardaren

  Anri duke shkarkuar biçikletat e P4P

  Alma duke i mësuar biçikletën djalit të vogël


Tonifikoni Trupin
Tonifikoni trupin dhe forconi zemrën me avantazhet që sjell përdorimi i biçikletës..Djeg kaloritë e tepërta...
Skuadra Ecovolis
Disa nga të rinjtë më aktivë dhe më të talentuar janë pjesë e ekipit tonë.Kjo skuadër është formuar natyralisht...
Artikuj të tjerë
Girowheel mëson fëmijët të pedalojnë.IKEA dhuron biçikleta për punonjësit.11 qytetet më shumë miqësore..
www.ecovolis.com
facebook twitter rss
Ç'regjistrohu
ECOVOLIS Mail Copyright © 2011 Rruga Dora D'istria. Vila 1. Phone: +044 502 574